Ishte hapur në mënyrë të paligjshme. Shembet miniera e arit në Venezuelë, 14 të vdekur

Feb 22, 2024 | 15:37
SHPËRNDAJE

Shembja e një miniere ari, e cila ishte hapur në mënyrë të paligjshme në Venezuelën qendrore ka lënë të vdekur të paktën 14 njerëz dhe të lënduar disa të tjerë, kanë bërë të ditur autoritetet shtetërore të mërkurën, pasi disa zyrtarë të tjerë raportuan se një numër i papërcaktuar njerëzish mund të kenë mbetur të bllokuar.

 Venezuele

Guvernatori i shtetit të Bolivarit, Angel Marcano, u ka thënë gazetarëve se 14 trupa ishin hequr deri më tani dhe se dihet për të paktën 11 persona të lënduar, raportoi AP.

“Ne vazhdojmë të kryejmë punën e shpëtimit”, ka thënë ai, derisa të afërmit kanë kërkuar përpjekje të shpejta shpëtimi.

Aksidenti ndodhi në komunën e Angosturës të martën, kur një mur u shemb në minierën e njohur si Bulla Loca, e cila mund të arrihet vetëm me një udhëtim me varkë prej disa orësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura