“Ishte gabimi më i madh i jetës sime” – Ekzekutoi të riun shqiptar pas një konflikti për parkingun, 68-vjeçari grek shfaqet i penduar: Kërkoj falje

Sep 19, 2023 | 13:02
SHPËRNDAJE

Është lënë në paraburgim 68-vjeçari grek i cili vrau me armë gjahu një 39-vjeçar shqiptar mesditën e së premtes (15 shtator) në Pire, pas një konflikti për vendin e parkingut.

policia

Mediat greke shkruajnë se 68-vjeçari është shfaqur i penduar para gjykatës, ndërsa ka kërkuar falje për krimin e rëndë.

“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, dyshohet se ka deklaruar.

Po ashtu, mësohet se autoritetet kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës psikiatrike ndaj të moshuarit.

shqiptar-vrasje-greqi1

Si ndodhi ngjarja

Shqiptari u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë nga një 68-vjeçar me të cilin kishte konflikte të vazhdueshme.

Shqiptari u dërgua në spitalin Zaneio por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën.

Viktima mësohet se ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun ku ndodhi sherri.

vrasje-greqi2

Dëshmitarët thanë se 68-vjeçari shfaqte shpesh sjellje agresive dhe i kërkonte viktimës një vend parkimi në parkingun ku i riu punonte.

Pas debatit, autori shkoi në banesën e tij, mori armën dhe qëlloi për vdekje me gjakftohtësi shqiptarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura