“Ishim gjatë gjithë kohës në sulm”, Asani pas ndeshjes me Ishujt Faroe: Fati nuk ishte me ne, por të lumtur që e mbyllëm në vendin e parë

Nov 20, 2023 | 23:16
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka deklaruar se fati nuk ishte me Shqipërinë sot por që janë të lumtur pasi ndodhen në vendin e parë.

ASANI

“Jo nuk është puna që është mësuar për golat, por ccdo kombëtare luan fort dhe mbrohet, është vështirë të shënosh. Besoj kemi bërë një ndeshje të mirë dhe jemi të lumtur që e mbyllëm në vendin e parë. Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në sulm, ndoshta fati nuk ishte me ne, patëm raste për golin me Dakun, kemi bërë një punë të mirë dhe kemi rrahur shumë kombëtare, ne kemi bërë maksimumin dhe të gjithë jemi të lumtur pasi jemi në vendin e parë” deklaroi ai për “Super Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura