VIDEO/ Ish-presidenti amerikan ngatërron Obamën me Biden, deklarata e tij në fushatë bëhet virale

Mar 3, 2024 | 22:57
SHPËRNDAJE

Donald Trump ngatërroi Barack Obamën për Joe Biden në një tubim në Virxhinia, duke shkaktuar pyetje të mëtejshme në lidhje me moshën e kandidatit të mundshëm republikan për president, i cili ka bërë një sërë gafash të tilla.

trump biden obama

Ngatërresa gjithashtu vjen në një kohë shqetësimesh të ngjashme për Biden. Me respektivisht 77 dhe 81 vjeç, Trump dhe Biden janë politikanët më të vjetër që kanë kandiduar për presidencën në historinë e SHBA.

“Putini ka aq pak respekt për Obamën, saqë ai ka filluar të flasë rreth armëve bërthamore. Ju e keni dëgjuar atë, ka filluar të flasë për armë bërthamore sot”, tha Trump, të shtunën mbrëma në Richmond.

 

Thuhet se turma heshti ndërsa Trump iu referua Obamës, i cili u largua nga detyra më shumë se shtatë vjet më parë.

Është hera e tretë që Trump bën gabimin në gjashtë muajt e fundit.

Gafat e tjera të ish-presidentit amerikan përfshijnë ngatërrimin e rivales së tij republikane Nikki Haley me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Gabimi i Trump erdhi një ditë pasi Biden, ngatërroi dy herë Ukrainën dhe Gazën, ndërsa njoftoi se SHBA do të dërgonte furnizime humanitare për palestinezët në Gaza, të cilët po vdesin nga uria për shkak të bombardimeve dhe bllokadave izraelite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura