Ish-kandidati i PS bashkohet me LSI, Braimllari: Më 25 prill votojmë partinë që jep siguri për çdo socialist të ndershëm

Apr 19, 2021 | 10:47
SHPËRNDAJE

Braimllari-kandidati iPSKandidati për deputet në qarku Korçë, Endrit Braimllari ka ndarë një video ku është me ish-kandidati për deputet të PS në këtë qytet, Artur Propollogun i cili është bashkuar me  LSI.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Braimllari thotë se bashkë me Propollogun takuan socialistë të ndershëm në bashkinë e Devollit

Ndër të tjera, ai shprehet se ndihet i kënaqur që ish-kandidati i Partisë Socialiste bashkohet me ekipin e LSI, pasi më 25 do të votojnë një parti që është siguri për çdo socialist dhe familjen e tyre

“Është kënaqësi e madhe për mua sot që kemi qenë gjithë ditën në Bashkinë e Devollit me një socialist të ndershëm si Artur Porpollogun i cili ka vendosur ti bashkohet ekipit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të qarkut Korçë.

Është kënaqësi për mua që një socialist i ndershëm si punë e Arturit është pjesë e këtij ekipi dhe së bashku me Arturin po takojmë çdo socialist të ndershëm me qëllim që më 25 prill të votojnë për një parti politike si LSI, e cila është siguri e jashtëzakonshme për çdo socialist por edhe për familjen e tyre”- tha Braimllari.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/