Ish i dërguari special i SHBA, Grenell lartëson “heronjtë” serbë të Vidovdanit. Ja reagimet që vijnë nga Kosova

Jun 29, 2021 | 8:12
SHPËRNDAJE

Ish-i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka lartësuar “heronjtë serbë” të betejës së Vidovdanit.

Richard Grenell

Nderimin e tij Grenell e bëri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Tëitter.

“Sot nderojmë heronjtë Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, ka shkruar ai.

Për këtë ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila me anë të një postimi në  Tëitter, ka thënë se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, ka shkruar ajo.

© Panorama.al

Te lidhura