Inzagi shpërthen në kritika pas disfatës: Jam i inatosur! Një skuadër që dëshiron të fitojë titullin nuk mund të…

Feb 20, 2022 | 21:30
SHPËRNDAJE

Humbja në shtëpi ndaj Sasuolos ka nervozuar trajnerin e Interit, Simone Inzagi, i cili pas ndeshjes shpërtheu në kritika ndaj skuadrës së tij. Sipas trajnerit, ekipi nuk vlerësoi siç duhet kundërshtarin që kishte përballë, e pafalshme për një ekip me pretendime madhore.

inzagi

“Jam shumë i inatosur për qasjen. Sasuolo kishte fituar ndaj Milanit këtu dhe ndaj Juventusit në Torino. Duhej të ishim të vëmendshëm. Pastaj në pjesën e dytë u munduam që të organizonim diçka por nuk kishim në anën tonë as një episod. Duhej të kishim një qasje të ndryshme, përtej lodhjes të Champions dhe ndeshjes me Sasuolon. Tani do të analizojmë gjithçka me qetësi, do të mundohemi që të gjejmë energji fizike dhe mendore. Të gjithë skuadrat jemi aty-aty, e dimë që mungojnë 13 finale deri në fund dhe duam të ecim para.

Kemi krijuar shumë. Nuk arritëm ta rihapnim ndeshjen për devijimin e duhur, në pushimin e ndeshjes do të kisha ndërruar më shumë se dy lojtarë. Kjo është një ndeshje që nuk duhej të shkojë kështu dhe duhet ta lëmë pas krahëve. Kishim ndonjë mungesë të rëndësishme, por duhet të jemi më të fortë se mungesat, episodet apo pezullimet. Të gjithë jemi aty të grumbulluar në dy pikë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

Kemi pësuar dy gola që nuk pësohen kështu, jemi gjithsesi sulmi më i mirë do të kthehemi të shënojmë me më shumë besim. Sot duhej të ishim më të aftë dhe të vëmendshëm, pasi e dinim që Sasuolo është një skuadër teknike dhe ka lojtarë të mirë në kundërsulm. Pavarësisht sfidës së të mërkurës, duhej që të kishim një qasje më të mirë. Një ekip që dëshiron të fitojë titullin, nuk mund të ketë një qasje të tillë ndaj ndeshjes”, tha Inzagi pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura