Investimet në kryeqytet, Veliaj: Do ndërhyjmë në të gjitha rrugicat e Tiranës

May 14, 2019 | 19:36
SHPËRNDAJE

Investimet e Bashkisë së Tiranës po ndihen në çdo lagje të kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit bashkiak po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.

Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna në terren, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thekson se ndërhyrja do të vijojë në të gjitha rrugicat e kryeqytetit.

“Unë e di ekzaktësisht çfarë rrugësh kanë ende nevojë për ndërhyrje në Tiranë. Ashtu si çdo muaj, edhe këtë herë ekipi ndërhyri në: Kashar, rruga e Kavajës, rruga Bardhyl, rruga Dervish Hatixheja, rruga Pjetër Budi, rruga Vangjush Furrxhi, rruga Viena në Sauk dhe rruga e Durrësit. Ndaj pak durim e besim, sepse do ndërhyjmë për çdo problematikë në të gjitha rrugët e rrugicat e Tiranës.?”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës.d4b3ac1c-9fe3-4529-83b0-3784d87c7c5d 9e14997d-39a4-4cd7-9f57-1d06c4928dcc 08cb328e-4656-4715-bd91-508bdb61f009 763100de-bd8e-4437-9a9b-9a8f4eb499b6 b99d9268-2f9d-4f10-aeb4-9024adeafecc b27118c9-ad46-4e0e-bdfc-74d26cade24d 678ee8eb-2393-41cd-928f-419711e6ce7b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura