Investigimi i emisionit ‘Report’, reagon drejtori i RAI: Kemi vepruar mbi bazën e dokumenteve gjyqësore, Rama dhe Agaçi nuk pranuan të intervistoheshin

Apr 24, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

Drejtor i programit “Report” në RAI 3 dhe drejtues i rrjetit publik italian RAI, Sigfrido Ranucci, ka reaguar pas reagimeve të shumta që ka sjellë në vendin tonë investigimi për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.

SigfridoRanucciReport

Ranucci, tha për Syritv, se dokumentet që kanë publikuar ata janë dokumente gjyqësore ndërsa shoti se kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjishëm e Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, nuk kanë pranuar të japin intervistë për televizionin publik italian

“Unë sinqerisht e prisja më shumë një reagim në Itali se ne jemi televizion publik që bëjmë investigime të rëndësishme. Merremi me administratën publike. Italia po jep 1 miliard euro para publike për këtë program për emigrantët. Sigurisht me Shqipërinë duhet të bënim llogaritë edhe me korrupsionin. Ne kemi vepruar mbi bazën e dokumenteve gjyqësore, pra shumë të rëndësishme. Na vjen keq që kryeministri Edi Rama dhe këshilltari i tij juridik, Engjëll Agaçi, nuk e pranuan intervistën. Nuk e kuptoj pse nuk pranuan një intervistë me televizionin publik italian”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura