Interi amerikan fillon me “zhdukjen” e atij kinez, ndryshon emri i qendrës stërvitore

May 23, 2024 | 20:19
SHPËRNDAJE

Fondi amerikan “Oaktree” ka marrë zyrtarisht kontrollin e plotë të Interit, duke aktivizuar klauzolën e marrëveshjes që ka nënshkruar me “Sunning” disa vite më parë kur i dha hua 395 milionë euro. Dhe duket se amerikanët duan të përshpejtojnë gjithçka që klubi të marrë identitetin e ri, duke zhdukur të gjitha gjërat që lidhnin zikaltrit me kinezët.

afd93a95ee1d9f173fb1a2cdf1f8795b-90924-oooz0000

Takimi i djeshëm i përfaqësuesve të “Oaktrer” me Marotën dhe Antonelon, ka qenë vetëm për të vendosur bazat e para të bashkëpunimit, ndërsa në javët në vijim do të fillojë puna e mirëfilltë për të ristrukturuar klubin, duke larguar personat e besuar të “Sunning” për të vendosur në detyrë ata të fondit amerikan.

Ndërkohë, tranzicioni do të fillojë duke larguar të gjithë shenjat e dukshme që kinezët kanë lënë në klub. Të parat janë ato të heqjes së shkrimeve dhe logove të ” Sunning” në ambientet e klubit dhe të qendrës stërvitore, Kjo e fundit mbante emrin e kompanisë kineze, por do të riemërohet në mënyrë më të përshtatshme nga pronarët e rinj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura