Inteligjenca ukrainase: Kemi goditur 5 avionë në Rusi gjatë dy ditëve të fundit

Aug 21, 2023 | 22:03
SHPËRNDAJE

Agjentët që bashkëpunojnë me inteligjencën ushtarake të Ukrainës kanë shkatërruar ose dëmtuar pesë avionë rusë gjatë dy ditëve të fundit, sipas një raporti.

mig-31.jpg-e1414740093228

Sipas mediave të huaja, The New Voice of Ukraine citoi burime të paidentifikuara brenda inteligjencës ushtarake të Ukrainës, të cilët thanë se bombarduesit strategjikë ishin në mesin e atyre që u vunë në shënjestër.

Aeroporti ushtarak Soltsy në rajonin Novgorod të Rusisë u sulmua të shtunën, duke shkatërruar një bombardues Tu-22 M3 dhe duke dëmtuar dy avionë të tjerë, thanë burimet.

Një sulm i mëtejshëm u realizua të nesërmen në fushën ajrore Shaykovka në rajonin Kaluga të Rusisë.

Dy bombardues të tjerë rusë u dëmtuan në sulm, thanë burimet.

“Këto operacione me dron janë të koordinuara nga [Drejtoria e Inteligjencës] dhe kanë shkaktuar humbje të ndjeshme ndaj armikut në aviacionin ushtarak. Dhe më e rëndësishmja është se avionë të tillë nuk prodhohen më në vendin agresor,” thanë ata për New Voice.

Një seri sulmesh në tokën ruse dhe brenda territoreve të pushtuara janë raportuar muajt e fundit, megjithëse Ukraina rrallë e ka marrë përgjegjësinë për to.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura