Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi skualifikohen nga Big Brother Vip me zarf të zi, por mbyllen në një dhomë! Çfarë do ndodhë dy banorët

Apr 2, 2024 | 23:14
SHPËRNDAJE

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë skualifikuan nga loja e BBV me zarf të zi.

EB4AE35C-419B-4A9F-B386-2D8AACA78A1AVendimi u mor pas përplasjeve të tyre me aktoren Egla Ceno dhe “përndjekjes” ndaj banorëve të tjerë.

“Pavaresisht paralajmërimeve keni vazhduar të silleni po njësoj. Vëllai i madh pasi ka analizuar ngjarjet ka vendosur të skualifikoheni të dy nga gara”, tha Ledion Liço.

Por çifti nuk kanë shkuar në studio, por janë vendosur në dhomën e zezë.

Ndërkohe Egla Ceno, e cila gjithashtu u përjashtua, ndodhet në dhomën e bardhë.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me 3 banorët, ndërsa konkurrentët e tjerë mendojnë se janë përjashtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura