Ilir Meta, sërish thirrje për ndaljen e shpopullimit: Të përmirësojmë standardet e qeverisjes dhe rrisim përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje

Jan 14, 2021 | 18:22
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur thirrjen për ndaljen e shpopullimit të vendit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të ndalim shpopullimin, duke përmirësuar standardet e qeverisjes dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje”, shkruan kreu i shtetit në “Facebook”.

Meta 1

Më herët sot Ilir Meta mbajti një panel me profesorë dhe ekspertë lidhur me fenomenin e shpopullimit në vend. Ai u shpreh se Shqipëria për fat të keq, paraqitet sot si vendi me problematikat më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, në aspektin ekonomik, social dhe të migrimit.

“Edhe lindshmëria ka rënë shumë në Shqipëri. Edhe ky është një problem i madh për vendin. Pasiguria ekonomike dhe sociale është shtuar. Është intensifikuar fenomeni i emigrimit të ikjes së trurit. Shqipëria është ndër vendet e para në botë për emigrimin. Të dhënat janë pesimiste për të ardhmen. Studentët që janë jashtë nuk duan të kthehen në vend. Aq më tepër, studentë të fushave të shëndetit duan të ikin nga vendi. Po largohen profesionistë në fusha serioze. Jemi vendi më problematik në Ballkanin Perëndimor, edhe për emigrimin, edhe për ekonominë etj. Është shtuar varfëria në vend”, do të deklaronte më herët Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura