“Ik bli cigare”/ 27 goditje me thikë pronarit të lokalit, si dy autorët arritën të largonin shoqëruesin e tij! 47-vjeçari i gjakosur doli jashtë të kërkojë ndihmë…

Jan 24, 2023 | 17:02
SHPËRNDAJE

Një 41-vjeçar është masakruar me thikë tri ditë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërsa policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen.

Eder Dorzi, u sulmua plot 27 herë me thikë mesditën e së shtunës në lokalin e tij. Pas ngjarjes, ai është transportuar për në Spitalin e Traumës në kryeqytet ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Familjarët deklarojnë se ai ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet pasi nuk komandon dot këmbët dhe krahët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të së shtunës, kur dy persona kanë shkuar në lokalin e E.Drozit. Pasi i kanë kërkuar shoqëruesit të tij që të blinte një paketë cigare me pretendimin se ishin miq të 41-vjeçarit, e kanë goditur disa herë me thikë atë.

Më pas, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 41-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë.

Ndërkohë, nga spitali, Drozi dëshmoi para një oficeri policie se nuk kishte konflikte. Pas krimit, familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë.

Burime për Panorama TV bëjnë me dije se dy autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura