Ibra prezantohet te PSG-ja

Jul 19, 2012 | 14:44
SHPËRNDAJE

PSG nuk ka humbur kohë, duke prezantuar dhe blerjen e dytë të bujshme këtë merkato pas Tiago Silvës. “Ndihem si në botën e ëndrrave”. Kështu e ka përshkruar sulmuesi suedez impaktin e tij të parë në Paris. Ish-bomberi i Milanit është i lumtur që iu dha mundësia të luajë te PSG-ja dhe, gjatë prezantimit përballë mediave franceze, 30-vjeçari nuk harron të falënderojë Milanin, por njëkohësisht edhe drejtuesit francezë që bënë të mundur transferimin e tij në shtetin transalpin. Tani skena është e gjitha për Ibrën. Zlatan qesh dhe ndihet i karikuar në maksimum për aventurën e tij të re: “Dua ta falënderoj PSG-në dhe Leonardon për punën e mirë që kanë bërë. Ata kanë bërë gjithçka për të më pasur këtu. Më në fund jam këtu në Paris. Për mua kjo është një ëndërr, e cila shndërrohet në realitet. Ky është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Ende nuk më besohet
se sezonin që vjen do të luaj me PSG-në”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura