Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, i cili një ditë më parë (14 maj) i vuri lëndë plasëse një magazine në pronësi të shtetasit L.M, 50-vjeç.
Si pasojë e shpërthimit, për fat të mirë nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Autori është identifikuar si shtetasi me iniciale E.B, 24 vjeç, banues në fshati Rrotull.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Vuri lëndë plasëse në një magazinë, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.
Menjëherë pas njoftimit , rreth orës 23:45, të datës 14.05.2024, se në magazinën në pronësi të shtetasit L. M., 50 vjeç, në fshatin Shkafane, kishte ndodhur një shpërthim (me pasojë vetëm dëme materiale), shërbimet e Postës së Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në fshatin Rrotull.
Vijojnë kërkimet për kapjen e tij, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al