“I vobektë! Ti je idiot nga koka te këmbët”/ Degradon në ofendime sherri mes Egla Cenos dhe Romeo Veshajt! Aktori: Po na tregon ti burrërinë…

Apr 22, 2024 | 14:48
SHPËRNDAJE

Aktorët Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “BBV”.

Sherri nisi banorja e BBV u shpreh se nuk duhet të përmendin më konkurrentët që janë larguar nga shtëpia, pasi sipas saj, kjo është paburrëri.

Ndërsa Romeo Vesha iu drejtua aktores duke i thënë: “Tani u kujtove ti kur i ke përmendur që 100 ditë?”

“Po ik o kalama kopshti, rritu. Je i vobektë fare në biseda edhe në debate”, iu kthye Egla aktorit, i cili duke e injoruar i tha banores se mund të jetë i varfër dhe jo i vobektë, megjithëse kjo e fundit u shpreh se është e njëjta gjë.

Të duket vetja burrë se ke lënë dy okë mustaqe. Ik grisu”, i tha Egla e revoltuar, ndërsa vazhdoi duke e ofenduar banorin: “Me të shpjeguar fjalën i vobektë unë ty! Ti je idiot more, je idiot nga koka te këmbët”.

E teksa Romeo e pyeti aktoren për kuptimin e fjalës “idiot”, kjo e fundit duke ironizuar tha se është “një kryevepër e letërsisë botërore”.

Debati:

Egla: Unë mendoj që nuk duhet të merremi më njerëzit që s’janë në këtë shtëpi sespe nuk përgjigjen dot ti. Është paburrëri dhe papërgjesësi të merremi me njerëzit që kanë dalë

Romeo: Po na tregon ti burrërinë! Të dhembi

Egla: Jo zemra po të shpjegoj një etikë, një rregull që duhet ta mësosh. Nuk flitet për njerëzit në mungesë

Romeo: Hë moj se thashë ku të thëmbi. Ti e ke bërë e para, tani e kape ti. Tani u kujtove ti kur i ke përmendur që 100 ditë.

Egla: O shpirti ke të drejtë. Jepi, vazhdo. Situatat mi tregojnë çdo natë

Romeo: Kush ta tregon?

Egla: Vjen një zog dhe ma tregon çdo natë

Romeo: Ti që thoje “kur të dalësh jashtë do ta shikosh”

Egla: Po ik o kalama kopshti, rritu. Je i vobektë fare në biseda edhe në debate

Romeo: A e din se çfarë është i vobektë?

Egla: I varfër në biseda

Romeo: I varfër jo i vobektë

Egla: I varfër i vobektë është. I vobektë të duket fjalë e shpifur?

Romeo: Jo moj ti e ke gojën lule

Egla: Të duket vetja burrë se ke lënë dy okë mustaqe. Ik grisu.

Romeo: Po luan kartën e gruas?

Egla: Me të shpjeguar fjalën i vobektë unë ty!  Ti je idiot more, je idiot nga koka te këmbët

Romeo: Po idiot çfarë është?

Egla: Është një kryevepër e letërsisë botërore

Romeo: O Egla sa më emociono kur flet o shpirtë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura