“I vetëshpalluri kryetar i PD”- Berisha flet pas mbledhjes: Alibeaj u përpoq të manipulojë në mënyra vulgare, u mërzit shumë por realitetet…

Apr 12, 2022 | 20:37
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Ai tha se gjatë mbledhjes i vetmi që kontrastonte me qëndrimet e deputetëve ishte ai që, Berisha e cilësoi si kryetari i vetëshpallur i PD, Enkelejd Alibeaj.

“E domosdoshme për të konsolidimin e PD, predominoi preukopimi i deputetëve për një process gjithëpërfshirës dhe transparent. Mund të them që kontrastonte me qëndrimet e të gjithë deputetëve i vetëshpalluri kryetari i PD dhe që kur apo të themi më shumë i vetëshpallur sepse mund të propozojë dikush por kur ke mend në kokë e kupton se qesharak nuk mund të bëhesh.

U përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin por dështoi në çdo përpjekje. Pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do të fillojë bashkëpunimi. Pati ide mjaft racionale.

 Mund të them që pas kaq orësh diskutime u pasqyrua shumë mendimi i PD dhe natyrisht si unë informova për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD-së të padisë me urdhër të Edi Ramës, unë e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit parlamentar. Kjo e mërziti më shumë por realitetet janë jo gjithnjë të ëmbla. Ishte një mbledhje shumë e mire”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura