I shpallur në kërkim për kundërshtim të punonjësve të policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari (EMRI)

Dec 6, 2023 | 14:25
SHPËRNDAJE

Në vijim të operacionit  “Sundimi i Ligjit”, është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, Brikel Alikaj, në qytetin e Vlorës.

Vlore

Alikaj ishte shpallur në kërkim , pasi akuzohet për  kundërshtim të punonjësve të policisë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

Kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

Brikel Alikaj 33 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, pasi në muajin qershor, në ambientet e spitalit të Vlorës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura