I Ngarkuari me Punë i SHBA, David Wisner, është takuar sot me me Krytaren Klotida Bushka, dhe nën-Kryetaren Dhurata Çupi, të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut.
Në një postim të Ambasadës, konfirmohet qëndrimi i SHBA mbi nevojën për të çuar përpara procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Gjithashtu, Ambasada rithekson rëndësinë që ka shumica dhe opozita në një demokraci. I ngarkuari me punë ka vënë theksin tek natyra kritike e përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:
🇦🇱 Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, I Ngarkuari me Punë i SHBA David Ëisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite. Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al