I mjaftojnë vetëm 2 minuta në fushë, talenti i Shpresave e bën “sefte” për këtë sezon

Sep 19, 2023 | 22:59
SHPËRNDAJE

Talenti i Kombëtares Shpresa, Kristian Shpendi, gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme me fanellën e Çezenës në triumfin 4-0 që skuadra bardhezi arriti në shtëpi ndaj Ankonës. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 70 teksa vetëm 2 minuta i mjaftuan për të gjetur rrugën e rrjetës.

Shpendi Kristian

Ky ishte goli i parë sezonal në kampionat për Shpendi, i cili kërkon të fitojë protagonizmin e vëllait të tij binjak, Stiven, i cili në merkaton e verës u transferua te Empoli në Serinë A italiane. Vlen të theksohet fakti se 20-vjeçari i Çezenës, gjeti rrugën e rrjetës edhe me fanellën e Shpresave, në fitoren 3-2 ndaj Rumanisë 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura