I mjaftojnë vetëm 100 sekonda lojë/ Kristian Shpendi i papërmbajtshëm, shënon golin e tretë radhazi

Sep 27, 2023 | 21:15
SHPËRNDAJE

Ecuri fantastike e Kristian Shpendit, i cili është duke ecur në gjurmët e binjakut të tij Stiven Shpendi, i cili në merkaton e verës, bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Empoli në Serinë A.  

Kristian Shpendi

Ndërkohë Kristiani, mbrëmjen e sotme realizoi golin e tretë radhazi në Serinë C italiane, me fanellën e Çezenës, teksa vetëm 100 sekonda i mjaftuan, për të tundur rrjetën e portës së SPAL-it që mbrohet nga portieri Alfonso.  

20-vjeçari është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra bardhezi, teksa me golat e tij e ka ngjitur në vendin e dytë Çezenën.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura