I mituri u rrah nga tri edukatore në kopësht, reagon ministrja e Arsimit: Nuk do tolerojmë raste të tilla. Do marrim masa ndaj abuzuesve të fëmijëve

Sep 19, 2023 | 13:18
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas bërjes publike të një videoje, ku edukatoret e një kopshti janë përfshirë në rrahjen e një trevjeçari në një kopsht publik, në Fushë Kosovë.

Arberie-Nagavci-Konferenca-1-of-8-560x404-1

Në një deklaratë për mediat, Nagavci deklaroi se do të merren të gjitha masat e nevojshme ndaj abuzuesve, ndërsa theksoi se “nuk është vetëm reagim i një edukatore por shihet se është më shumë se një person, që kanë qëndruar indiferente ndaj rastit”.

 “Inspektorët e arsimit janë atje, pres dhe do të sigurohem që si ministre të merren të gjitha masat që janë të parapara ndaj abuzuesve të fëmijëve tanë. Jam tejet e shqetësuar që nga ato pamje duket se nuk është rast i izoluar, nuk është vetëm reagim i një edukatore por shihet se është më shumë se një person, që kanë qëndruar indiferente ndaj rastit”, ka bërë të ditur ajo sipas Telegraf.

Screenshot_12-12-1130x635

Ministrja potencoi që sa do ligje të mira të kenë, pa vetëdije dhe bashkëpunim të plotë të institucioneve nuk mund të jenë të qetë që fëmijës i sigurohet një ambient i mirë.

“Presim raportin e inspektorëve dhe besoj edhe Komuna e Fushë Kosovës ka marrë masat. Nuk do të tolerojë raste të tilla”, shtoi mes tjerash ajo.

Lexoni edhe: Pamjet shokuese/ 3-vjeçari dhunohet nga edukatoret në çerdhe, e tërheq zvarrë nëpër korridor dhe pasi e mbyll në dhomën pa kamera…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura