I mbijetoi kancerit të gjirit, gruaja e presidentit të Sirisë diagnostikohet me leuçemi! Kush është Asma al-Assad, rrugëtimi i saj nga “Trëndafili i shkretëtirës” në “zonjën e hekurt”

May 21, 2024 | 12:30
SHPËRNDAJE

Asma al-Assad, gruaja e presidentit sirian Bashar al-Assad, është diagnostikuar me leuçemi, njoftoi sot Presidenca. Lajmi vjen gati 5 vjet pasi Zonja e Parë e Sirisë u shërua plotësisht nga kanceri i gjirit.

Asma al-Assad

Presidenca e Sirisë njoftoi se Asma al-Assad është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit të gjirit në gusht 2018.

Në janar 2019, Asma al-Assad iu nënshtrua një operacioni në një spital ushtarak në Damask. Që atëherë, janë publikuar shumë foto të saj me shall në kokë dhe fytyrën e zbehur, duke vizituar qendrat e trajtimit të fëmijëve me kancer, ose të plagosur lufte, jetimë, apo në aktivitete bamirësie.

Ajo është përshkruar si një “trëndafil i shkretëtirës” nga American Vogue dhe rrallë del në publik.

“Zonja e hekurt” e Sirisë me… armiqtë e fuqishëm

Asma al-Assad, e cila ka lindur në Londër, është përshkruar si një grua e zgjuar, elegante dhe e edukuar. Ajo ka fituar pseudonimin ” Zonja D e Sirisë ” dhe “Trëndafili  i shkretëtirës” para nisjes së luftës civile në vend.

Por tani, ajo në rastin më të mirë përshkruhet si “zonja e hekurt” e Sirisë ose thjesht gruaja e një “tirani gjakatar”. Varet se cilës palë i përket: asaj që e sheh Assadin si një monark vrasës, apo palës së kundërt: asaj që pranon luftën e tij për të siguruar unitetin e vendit dhe stabilitetin në një rajon të shkatërruar nga luftërat sektare.

Interesante është edhe lidhja e panjohur deri vonë me vjehrrën e saj. Pas dasmës ajo i tha të birit se instinktet nuk e lejonin t’i gëzohej lumturisë të tij. Në fakt, ajo besonte se djali i saj kishte bërë gabimin më të madh të jetës, që në të ardhmen mund t’i kushtonte edhe pushtet. Anissa e konsideronte nusen e saj të huaj. Një grua britanike e edukuar mirë që nuk kishte asnjë ide për sjelljet dhe zakonet e vendit të saj të origjinës.

Në fakt, Asma mezi fliste arabisht, ndërsa gjuha që përdorte në shtëpi, me bashkëshortin, fëmijët dhe kolegët e saj ishte anglishtja, të cilën e fliste me theks të fortë britanik.

Vjehrra e mori në pyetje edhe gjatë periudhës kur nusja e saj tregonte në sondazhe se po përmirësonte profilin politik të djalit të saj Bashar al-Assad.

Asma al Assad
Asma al Assad

Fakti që nëna e Asadit ishte e shqetësuar për ndikimin e nuses së saj mbi djalin e saj në çështjet e shtetit, padyshim që luajti një rol. Nusja dhe vjehrra mezi shkëmbenin fjalë gjatë eventeve familjare, ku shmangnin njëra-tjerën.

Grindja mes nuse e vjehrrë, herë në prapaskenë e herë tejmbushur e duke u bërë e dukshme, vazhdoi deri në vdekjen e Anissës në vitin 2016. Edhe në shtratin e vdekjes, akuzoi nusen e saj se ishte ajo që e largoi djalin nga njerëzit e tij duke duke vendosur një “bombë” në themelet e dinastisë Asad që sundon Sirinë me një grusht të hekurt.

Edhe sot, kur Asma nuk ka përplasje me vjehrrën e ndjerë, has armiqësi nga anëtarët e tjerë të familjes. Njëri prej tyre është kushëriri i parë i bashkëshortit të saj Rami Makhlouf. Makhlouf është njeriu më i pasur në Siri. Vlerësohet se para luftës, konglomerati që ndërtoi kompaninë e telefonisë celulare SyriaTel kontrollonte deri në 60% të ekonomisë siriane të privatizuar me shpejtësi.

Marrëdhëniet mes dy të afërmve tashmë janë inekzistente. Ndërsa Rami përçarjen mes tyre e bëri publike me dy video në rrjetet sociale duke ia hedhur fajin Zonjës së Parë.

Sipas informacioneve, Makhlouf shkoi në ekstreme, sepse presidenti kërkon prej tij një shumë të madhe për nevojat e shtetit. Sherret kanë “helmuar” edhe marrëdhëniet Presidentit dhe vëllezërve të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura