I dha fitoren Francës, mbrojtësi i “Gjelave” e ka me Deshampin: Koha t’i tregoj se sa unë vlej

Mar 28, 2023 | 11:18
SHPËRNDAJE

Benxhamë Pavar ishte heroi i Francës në suksesin 1-0, në transfertë, në Irlandë, me mbrojtësin anësor që mesa duket ka shumë vrer për të çliruar tani e në vazhdim dhe këtë nuk nguron që ta thotë edhe pas ndeshjes së djeshme, ndonëse në një mënyrë më të moderuar.

mbape pavar

Lojtarit të Bajernit të Mynihut i ka djegur ende Botërori në hije në Katar, ku Deshamp nuk i dha hapësirë, pas një përplasjeje mes tyre, por ndërkohë paqja është vendosur që Pavar po shpërblen edhe me gola:

“Kalova një Botëror, që vetëm unë mund ta di sesi e kam përjetuar, pas gjithë ëndrrave që kisha bërë në kokën time. Gol si thumbim për Deshampin?

Jo, Katari është një histori e lënë pas dhe nëse trajneri nuk më dha hapësirë, e ka bërë sepse mendonte që kishte ndonjë më të zotë sesa unë.

Tani e rëndësishme është që unë të bëj sa më mirë për të pasur me tepër hapësirë dhe të shpërblej besimin e Deshampit, pse jo edhe me gola të tjerë si ky.

Madje, mendoj se në atë gjuajtje kishte pak nervozizëm nga unë, por e rëndësishme është që në fund përfundoi në rrjetë dhe kaq mjafton për të përmbushur misionin tonë, në këtë grumbullim të parë drejt Europianit”, tha Pavar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura