I dënuar me 12 vite burg, vihet në pranga 40-vjeçari që ishte në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike (EMRI)

Apr 18, 2024 | 13:35
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka kapur shtetasi Eduart Stafhasani 40 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar.

arrestim

Ndaj tij, gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22 shkurt 2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Forca e Posaçme Operacionale, si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore,  finalizoi operacionin e koduar “Local”.

Gjatë operacionit është lokalizuar dhe kapur shtetasi Eduart Stafhasani 40 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura