I burgosuri më i famshëm i Rusisë feston ditëlindjen në qeli, mbështetësit e kryeopozitarit Navalny protestojnë në forma të ndryshme kundër regjimit të Putinit

Jun 4, 2023 | 17:57
SHPËRNDAJE

I burgosuri politik më i famshëm i Rusisë, kryeopozitari Alexei Navalny, kaloi ditëlindjen i izoluar në qelinë e burgut ku ndodhet.

skynews-alexei-navalny-russia_6023365

Sipas mediave të huaja, disa nga mbështetësit e tij kanë mbajtur fjalime dhe kanë vendosur postera, duke rrezikuar kështu edhe dënimin e tyre me burg.

Policia arrestoi shpejt të paktën 20 prej tyre, sipas grupit të të drejtave të njeriut OVD-Info, ku një burrë nga Moska arriti të hidhte fletëpalosje përpara se ta largonin.

Një grua që mbante një tullumbace të vogël të zezë për ditëlindje, u arrestua dhe oficerët refuzuan t’i tregonin arsyen.

Shumë persona mbështetës të Navalnyt u arrestuan gjithashtu në Shën Petersburg.

Aleatët e Navalny publikuan një postim në mediat sociale në emër të tij, ku thuhej: “Progresi social dhe një e ardhme më e mirë mund të arrihet vetëm nëse një numër i caktuar njerëzish janë të gatshëm të paguajnë për të drejtën e asaj që ata besojnë”.

“Sa më shumë njerëz të tillë, aq më i vogël është çmimi që duhet të paguajë secili”, thanë ata më tej.

“Do të vijë sigurisht një ditë kur do të jetë rutinë dhe aspak e rrezikshme të thuash të vërtetën dhe të kërkosh drejtësi në Rusi”, thuhej më tej.

Një video e postuar në Telegram pretendon se tregon një burrë duke u arrestuar pasi kishte veshur një bluzë ku shkruhej: “Kujdesu për Rusinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura