“I besonte punës dhe jo talentit, Mirush Kabashi ishte i çuditshëm”- Bujar Kapexhiu kujton momentet me aktorin që u nda nga jeta: Kur vinte në sheshin e xhirimit…

Dec 5, 2023 | 15:55
SHPËRNDAJE

Regjisori dhe skenaristi Bujar folur për figurën e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, i cili sot u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

bujar kapexhiu mirush kabashi

Ai u shpreh se largimi i tij nga jeta është një humbje e madhe për të gjithë dhe për artin shqiptar, pasi sipas tij ai ishte një ndër aktorët më të talentuar të kombit.

Kapexhiu kujtoi figurën e Kabashit duke thënë se ky i fundit ishte i çuditshëm sepse që në momentin që i dorëzoje materialin kishte emocion dhe përkushtim ndryshe nga aktorë të tjerë.

Ai tha më tej se kur vinte në sheshin e xhirimit ose në skenë jo vetëm që e kishte në perfeksion rolin, por shtonte edhe gjëra të reja.

“Ikja e Mirushit është një humbje e madhe për të gjithë, por edhe për artin shqiptar pasi ishte një ndër aktorët më të talentuar të këtij kombi. Iku, por la shumë. Në thesarin e artit shqiptar ka lënë shumë dhe jeta e tij artistike është shkollë për të gjithë.

Mirushi ishte i çuditshëm, ishte krejt i veçantë sepse që në momentin që i dorëzoje materialin kishte një emocion dhe përkushtim. Mënyra se si punonte, ishte e jashtëzakonshme. Ishte e rrallë me aktorët e tjerë. Ai vërtet ishte i talentuar, por i besonte punës dhe jo talentit.

Kur vinte në sheshin e xhirimit ose në skenë, jo vetëm që e kishte në perfeksion rolin, por edhe gjëra të reja. Ai kishte me shumë fisnikëri dhe dashamirësi vërejtje, pra punonte jo vetëm për vete, por shtonte  edhe për të tjerët me të cilët punonte.

Ai ishte i vështirë për regjisorët, pasi si ishte në një dubël nuk ishte në një tjetër. Improvizonte gjëra shumë të bukura, saqë regjisori e kishte të vështirë kë të zgjidhte. Ai përpunonte tekstin e autorit në mënyrë të përkryer. Me Mirushin ishte e vështirë të bëje shaka, edhe kur ishte problemi për të qeshur ai e bënte kaq seriozisht sa ta impononte punën dhe seriozitetin” u shpreh Kapexhiu për News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura