I akuzuar për korrupsion, arrestohet dhe shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës së Lartë të Ukrainës

May 16, 2023 | 21:10
SHPËRNDAJE

Kreu i Gjykatës së Lartë të Ukrainës është arrestuar për korrupsion dhe është shkarkuar nga posti që mbante.

zelensky

Sipas mediave të huaja, shkarkimi i tij nga detyra erdhi disa orë pas arrestimit të tij pas një hetimi për ryshfet, një ngjarje e përshkruar nga autoritetet anti-korrupsion si më e madhja e këtij lloji.

Kievi ka shtuar përpjekjet e tij për të shtypur korrupsionin pavarësisht pushtimit të Rusisë, dhe kjo është jetike për të përmbushur kushtet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Oleksandr Omelchenko, një prokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar kundër Korrupsionit (SAPO), tha se Kreu i Gjykatës së Lartë ishte arrestuar si pjesë e një skeme të dyshuar ryshfeti dhe ishte në pritje të një njoftimi formal.

“Në këtë kohë, kreu i Gjykatës së Lartë është arrestuar dhe po merren masa për të kontrolluar individë të tjerë për përfshirje në veprimtari kriminale,” tha zoti Omelchenko në një konferencë të përbashkët me Byronë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU).

Një mbledhje urgjente e Gjykatës së Lartë disa orë më vonë votoi mosbesimin ndaj Kniaziev dhe më pas votoi për shkarkimin e tij si kreu i gjykatës. Një organ tjetër gjyqësor bëri heqjen e statusit të tij si gjyqtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura