Hyri në banesë për të vjedhur dhe tentoi të p*rdhunonte në kërcënimin e thikës të renë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar. Ja si shpëtoi 28-vjeçarja

Feb 24, 2024 | 16:26
SHPËRNDAJE

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi ka tentuar të përdhunojë një vajzë 28-vjeçare në kohën që ishte futur në banesën e saj për të vjedhur.

arrestim pranga

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë, në zonën e  Keratsini. I riu shqiptar ishte futur në një shtëpi për të vjedhur dhe kur pa 28-vjeçaren me origjinë bullgare duke fjetur në banesën e saj, ka tentuar ta përdhunonte.

Gruaja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cili ka rezultuar i dënuar më parë për tentativë përdhunimi.

Shqiptari mësohet se ka tentuar ta përdhunojë nën kërcënimin e thikës, ndërsa ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit.

Pas një ore mundim, 28-vjeçarja ka arritur të kafshojë shqiptarin, i cili më pas është arratisur. Ajo ka denoncuar ngjarjen në polici kur ka mbetur e plagosur rëndë në fytyrë dhe në duar.

Policia ka mundur të vejë në pranga shqiptarin dy ditë më parë, pas gati një muaj nga ngjarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura