Policia e Korçës ka arrestuar 46-vjeçarin, i cili ditën e enjte (7 Dhjetor) humbi kontrollin e furgonit dhe përplasi automjetin tip “Benz” në fshatin Vloçisht të Maliqit.
Si pasojë e aksidentit për fat të mirë pati vetëm dëme materiale.
Pas verifikimeve, ka rezultuar se 46-vjeçari e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 46 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” në afërsi të fshatit Vloçisht, Maliq, dyshohet se ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me një automjet tjetër të parkuar, jashtë rrugës. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimeve, rezultoi se 46-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al