Humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit, varroset ish-ministri ukrainas. Zelensky “shpërthen” në lot (VIDEO)

Jan 21, 2023 | 18:45
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme është bërë ceremonia mortore për viktimat e helikopterit të rrëzuar në Ukrainë, ku humbi jetën edhe ish-ministri i Brendshëm, Denys Monastyrsky.

lcimg-0fb0c5ba-0a1d-4eea-ae2d-91275c1855e7

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe presidenti Volodymyr Zelensky, i cili është filmuar teksa ka ngushëlluar familjarët e viktimave të rrëzimit të helikopterit.

Kujtojmë se 14 persona, përfshirë ministrin e brendshëm të Ukrainës, u vranë kur avioni u rrëzua pak kilometra jashtë Kievit.

Presidenti ukrainas u shfaq i emocionuar teksa përqafoi një grua që kishte humbur një të dashur.

Zelensky dukej se kishte lot në sytë e tij, teksa në funeral ishte e pranishme edhe gruaja e tij, Zonja e Parë Olena Zelenska.

Për të parë videon klikoni KËTU.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura