Hoxhallari kalon dëmtimin, ja si pritet të rreshtohen bardheblutë ndaj Kukësit

Sep 18, 2023 | 10:00
SHPËRNDAJE

Tirana ka mbyllur pasdreke përgatitjet për sfidën me Kukësin dhe është nisur drejt qytetit verilindor. Collage Maker-18-Sep-2023-09-30-AM-6447

Trajneri Orges Shehi pak a shumë ka vendosur se cilët janë lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë në sfidën me verilindorët. Hoxhallari ka kaluar dëmtimin dhe është në fushën e lojës titullar. Bardheblutë do të bëjnë pa kapitenin Filip Najdovski edhe në sfidën ndaj kuksianëve. Najdovski mund të rikthehet në fushë ndaj Kukësit në rast se klubi vendos të shlyejë me gjobë përballjen e mbetur, që konsiston me gjysmën e dënimit. Deri dje, gjoba nuk ishte paguar.

Duket se edhe këtë sfidë Abazaj rrezikon stolin me treshen Hasani-Kaina-Latifi nga minuta e parë. Dy nga sulmuesit shënuan, ndërsa Latifi luajti mirë. Mbetet për t’u parë zgjedhja e Shehit, pa harruar këtu edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë në sulm.

trPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura