Hoqi rripin e pantallonave pasi Rikja i tha “nuk je burrë, je femër”, Meritoni: Nuk e justifikoj veprimin tim, i kërkova falje! Sara: Ajo e ka provokuar disa herë

Mar 2, 2024 | 22:47
SHPËRNDAJE

Ka vijuar edhe gjatë natës së sotme debati me tone të ashpra mes Meriton Mjekiqit dhe Rike Roçit, pasi kjo e fundit gjatë konflikteve që kanë pasur gjatë javës, i është drejtuar duke i thënë “nuk je burrë, je femër”.

meriton rike bbv

Fjalët e Rikes nervozuan banorin, i cili iu afrua vajzave në një moment dhe tentoi të hiqte rripin e pantallonave duke i thënë ‘hajde ta tregoj sa burrë jam’.

Sot Meritoni u shpreh se i ka kërkuar falje të gjithëve, ndërsa shtoi se “nuk e justifikoj veprimin tim”.

Nga ana tjetër edhe Sara i ka dalë në krah Meritonit, duke thënë se ka qenë prezente, ku sipas saj në të paktën 6 raste Rike e ka provokuar.

“Unë kam qenë në të paktën 6 raste ku kam parë mënyrën sesi Rikja i është drejtuar Meritonit.  Mbi 6 raste i thotë ‘nuk je burrë, je femër, do të vesh fustan’. Të dyja palët të gjykohen njësoj”, tha Sara.

Pjesë nga debati:

Meriton: U kërkoj falje të gjithëve, dhe dola në këtë situatë se çdo ditë kam pasur provokime, duke filluar nga Erjola, Roza, Ledjona me vajzën. Nga fjalët që më tha Rike

Rike: Tregoje si ka nis.

Meriton: Më ka thënë je grua, je femër. Ne jemi gjaknxehtë. Nuk e justifikoj veprimin tim.

Ledjoni: A është një veprim që të kujton gjë nga jashtë shtëpisë, apo kjo është hera e parë.

Meriton: Jo, e dënoj veten për këtë gjë. Nuk e di arsyen pse rike ma thotë.

Rike: Krisja ka nisur që kur i ka bërë një veprim Rozës, pastaj ky më thotë pse ë mbron Rozë. Më tha ti ‘je gocë e ndershme’ që e mbron. Më preku ndershmërinë. Më kërkoi falje që unë se kam pranuar. Nuk e vë në pikë pyetje ndershmërinë time, nuk ka ardh Meritoni për të ma treguar. Më vrasin fjalët nga dikush që unë e njoh. Nga aty ka nisur krisja jonë, se më paqe qeshnim. Ndodhi që bëra një debat me Romeon dhe ma përdorte. Merrej më Ledjonë dhe ngacmonte. Erdhi në tualet na ngacmonte, aty i thash s‘je burrë’. Se burri e thotë një fjalë dhe nuk merret më me femrat. Burri flet pak dhe i peshon fjala Meriton.

Bardhi: Gjesti nuk e justifikoj në asnjë pikë.

Roza: Pse mo duke hequr rripin tregohet kush është burrë?

Bardhi: Nisi që tek ‘Romeo dhe Zhuljeta’ se Rike tha nuk dua ta bëjnë atë skenën. Rike e ka provokuar me qëllime qesharake apo serioze.

Rike: Krisja e miqësisë është që kur provokoi Rozën!

Roza: Meritoni kur është në nominim luan pisët, dhe bën ca pyetje për të provokuar.

Sara: Dhe unë e dënoj, por dhe unë kam qenë në të paktën 6 raste ku kam parë mënyrën sesi Rikja i është drejtuar Meritonit.  Mbi 6 raste i thotë ‘nuk je burrë, je femër, do të vesh fustan’. Të dyja palët të gjykohen njësoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura