Heqja e yllit në Muzeun Kombëtar, Jonila Godole në Panorama TV: Mozaiku nuk duhej ndryshuar, por të futej brenda ashtu siç ishte

May 23, 2023 | 18:24
SHPËRNDAJE

Jonila Godole ka komentuar ditën e sotme heqjen e yllit pas restaurimit të mozaikut të vendosur në hyrje të Muzeut Kombëtar.

-640-0-1684662047xdffpng-661

Në një intervistë për Panorama TV, ajo u shpreh se mozaiku nuk duhej ndryshuar por të futej brenda muzeut me të gjitha shënimet përkatëse për të shërbyer si mësim për brezin e ri.

“Ka një ligj projekt heqjen e yllit që daton në 7 prillit të vitit 1992. Ka qenë ligji për stemën në flamur dhe të tjera shenja. Ka qenë një ligj i miratuar që në atë kohë dhe pastaj me një vendim të Ministrisë së Kulturës një vit më vonë është hequr yllit edhe nga hapësira publike.

Në atë kohë nga sa më kujtohet atëherë është hequr në parim nga ky mozaik i Tiranës. Ka pasur një ligj për këtë. Debati nuk duhet të ishte nëse hequr ylli apo jo. Debati do të ishte për të gjithë simbolet e agjitacionit dhe propagandës komuniste që kemi pasur për 45 vite. Do të ishte mirë që Shqipëria të kishte hapur këtë debat më herët. Ka nga ata që thonë që mozaiku shërben për të edukuar brezin e ri.

Është non sens. Çfarë do mësojë brezi i ri i nga mozaiku. Do të mësonte më shumë nga mozaiku ashtu si ishte, origjinal. Të ishte hequr që në fillim të 90-tës mozaiku dhe të ishte vendosur në muze brenda pa i bërë asnjë ndërhyrje dhe pa e censuruar. Duke e shënuar anash me shënime për t’i treguar brezit të ri në çfarë kohe është bërë ky mozaik”, deklaroi Godole.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura