“Heidi nuk e meriton finalen, përfiton në kurriz të Romeos”- Françeska flet hapur, e penduar për akuzat ndaj Ilnisës dhe Meritonit: U kam rënë në qafë!

May 24, 2024 | 22:40
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e Big Brother Vip 3, Françeska Murati,  ka folur pa doreza rreth lojës së saj në këTë format dhe po ashtu rreth lojës së banorëve të tjerë, përfshirë dhe finalistët e këtij edicioni.

franceska (1)

Ajo u shpreh se siç i kanë rënë në qafë dhe u ka rënë, duke u ndalur te çifti Ilnisa-Meriton, ku tha se i ka akuzuar padrejtësisht për lidhje false.

“Më kanë rënë në qafë, më kanë rënë. Më shumë Ilnisës dhe Meritonit, duke i akuzuar se është lidhje fallco. E mendoja pak, por edhe e ekzagjerova se nuk është se më interesonte”, tha Françeska.

Miss Londra foli dhe për lojën e Heidit, ku tha se nuk e meriton finalen dhe se përfiton në kurriz të partnerit të saj, Romeos.

“Kam kuptuar se e qartë kam qenë në mendimet e mija për Heidin, kam kuptuar që ishin të drejta. Mendimi im është që Heidi nuk e meriton finalen, sepse loja e saj është e përfituar në kurriz të Romeos”, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura