HARTA/ Shqipëria e dyta në Europë, për numrin e qytetarëve të larguar në emigrim

Feb 2, 2017 | 10:20
SHPËRNDAJE

Statistikat rreth emigracionit kanë tendencë të përqëndrohen në numrin e emigrantëve në një vend, por një mënyrë interesante për ta parë këtë çështje është edhe nivelet e emigrimit nga një vend i caktuar.

emigrants-2015-percentages

Jakub Marian ka publikuar një hartë në bazë të numrit të njerëzve të lindur në një qytet, por që jetojnë jashtë atij vendi, si përqindje e popullsisë aktuale të atij vendi. Harta u publikua nga Independent dhe siç e shihni më poshtë, në Shqipëri, 38.8 % e popullsisë jeton jashtë vendit, pra në emigracion.

Vendi ynë është në zonën e kuqe, dhe renditet e dyta pas Bosnje Hercegoviës e cila mban vendin e parë me 43.3 përqind të qytetarëve të saj të larguar nga vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura