“Hana ma kërkoi”- Loredana plotëson dëshirën e vajzës dhe bën në krah tatuazhin …

Jul 30, 2020 | 15:46
SHPËRNDAJE

Loredana është e apasionuar pas tatuazhe dhe ka shumë të tilla në trupin e saj.

Së fundmi, reperja ka bërë një tatuazh të ri që është përzgjedhur nga vajza e saj Hana.

Vogëlushja i kërkoi që të “gdhendte” në dorë një panda dhe Loredana ia plotësoi dëshirën.

“Hana e kërkoi kështu që unë e bëra,”- shkroi reperja në një postim në Instagram, ku publikoi edhe foton e tatuazhit.

Loredana Zefi është nënë e një fëmije, Hanës me ish-bashkëshortin e saj Mozzik.

Çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pa dhënë një arsye për ndarjen e bujshme.

Mozzik, me deklaratat e tij në intervista të ndryshme, ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për një rikthim mes tyre.

Loredana është përfolur disa herë se ka nisur lidhje të reja por që nuk janë konfirmuar asnjëherë prej saj.

Ndërsa reperi është shprehur se për momentin nuk ka asnjë femër tjetër në jetën e tij.

/Panoramaplus.al

   

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura