Hajdutët ndalin me armë ish-sulmuesin e Milani, ai i shan dhe largohet

May 25, 2023 | 20:48
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Milanit, Alesio Çerçi është përballur me një moment sa të vështirë, po aq edhe komik. Në një nga rrugët e Romës, ish-sulmuesi është ndalur nga dy hajdutë, të cilët kanë tentuar t’i marrin orën dhe i kanë drejtuar një armë.

alessiocerci_w4c4j1jsq8gx1fcmmsx5ea6l4_0

Por, arma ka qenë lodër dhe Çerçi e ka kuptuar diçka të tillë. Duke ruajtur gjakftohtësinë, Çerçi i ka ofenduar hajdutët dhe më pas është larguar ku nuk ka vonuar edhe denoncimi në polici, duke dhënë edhe një përshkrim për të identifikuar dy autorët.

Fatmirësisht, dy hajdutët nuk kanë tentuar të bëjnë diçka më shumë duke mos i shkaktuar dëme fizike ish-futbollistit. Policia e Romës ka nisur nga puna për të arrestuar “agresorët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura