Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Rritja e inflacionit mund ta çojë ekonominë tonë në recension!

Dec 5, 2022 | 9:41
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka marrë pjëse në hapjen e workshopit të XVI të kërkimeve në bashkëpunim me sekretariatin zviceran.

gent seiko

Gjatë fjalës së tij Sejko theksoi se angazhimi i Bankës së Shqipërisë në këtë workshop ka për qëllim të ruajë fuqinë blerëse të qytetarëve.

Seiko shtoi se axhenda e pasur e këtij workshopi ka për qëllim fitimin e eksperiencave lidhur me sfidat e të ardhmes.

Ai tha ndër të tjera se pavarësisht situatës së vështirë se ku ndodhet tani ekonomia globale dhe pasigurisë që ajo ofron, zhvillimi teknologjik është një mundësi për më shumë zhvillim në vitet që vijnë.

“Angazhimi ynë për stabilitetin e çmimeve ka për qëllim të ruajë fuqinë blerëse të qytetarëve. Më e rëndësishmja është se projeksionet tona, sugjerojnë se raundi aktual i rritjes së inflacionit, nuk do ta çojë ekonominë tonë në reçension. Kjo është një masë për të mbrojtur jo vetëm ekonominë, por edhe sektorin privat. Kjo është e rëndësishme për shtresat e popullsisë me të ardhura të ulëta. Parashikimi për të ardhmen është nën ndikimin e një pasigurie të lartë.

Axhenda mjaft e pasur e këtij workshopi mbulon një gamë mjaft të gjerë. Kjo lidhet me dinamikat e çmimeve si dhe me sfidat që ato sjellin për politikbërësit si në aspektin makroekonomik ashtu edhe në atë mikroekonomik. Duke parë nga e ardhmja, veç situatës së vështirë që po kalojmë tani, teknologjia do i japë zhvillim tregjeve financiare. Jam i bindur se materialet studimore mbi këto tema të nxehta, do të ofrojnë eksperienca se si t’i qasemi zhvillimeve të reja. Trajtimi i sfidave kryesore përballë ekonomisë shqiptare, si inflacioni dhe kriza energjitike, kërkojnë angazhime shtesë. Një pjesë e konsiderueshme e projekteve tona janë zhvilluar me asistencën e këtij organizmi zviceran.

Bashkëpunimi ynë ka qenë produktiv dhe i dobishëm. Për më shumë ky bashkëpunim është i suksesshëm në sekretariatin e shtetit dhe shtrihet edhe në çështjet financiare. Shpresoj të kemi mundësi të tjera bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë dhe të zhvillojmë një debat sa më frutdhënës. Ju falënderoj dhe ju uroj suksese në vijim.”, është shprehur Sejko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura