Guardiola dhe “monitorimi” i Interit: Nuk i pashë në finale, se jam më i përqendruar te…

May 26, 2023 | 20:21
SHPËRNDAJE

Pep Guardiola ka pranuar se ka filluar të mendojë për ndeshjen ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampioneve, por jo plotësisht. Pasi ekipi i tij ka arkivuar çështjen e titullit kampion, duket se vëmendja e trajnerit është te derbi në finalen e Kupës FA ndaj Mançester Junajtid, e më pas do të fokusohet plotësisht në ndeshjen kundër italianëve.

Guardiola

Këtë ai e pranoi sot në konferencën për shtyp para duelit kundër Brentford në kampionat, ku theksoi se tashmë ekipi do i merrte gjërat me radhë duke menduar sfidë pas sfide për një arritje historike siç do të ishte fitorja e tre trofeve.

“Mund të them se kam parë diçka nga Interi në javën e kaluar, por jo në këtë aktualen. Tani jam më shumë i përqendruar te Mançester Junajtid. Kam parë ndeshjen ndaj Çelsit dhe kam rifilluar të shoh atë që kanë bërë më përpara. Për të përgatitur finalen dhe për të parë çfarë lojtarësh do të kemi në dispozicion.

Sipas eksperiencës time, mënyra më e mirë për të luajtur një finale është të shkëputesh sa më shumë që të jetë e mundur, edhe fizioterapistët dhe kuzhinierët tanë duhet ta bëjnë. Ata punojnë 10 orë në ditë, është një periudhë stresuese. Kjo është arsyeja pse u them të shkojnë te familjet e tyre, të luajnë golf, të bëjnë atë që duan.

Unë kam në plan për Mançester Junajtid dhe një për Interin, duhet të përgatitesh në mënyra të ndryshme. Duhet të shoh se çfarë lojtarësh kam në dispozicion dhe nëse do të jenë në formë.

Të ndodh vetëm një herë në jetë që të fitosh Premier Ligën tre javë para fundit të sezonit dhe pastaj të kesh dy finale për të luajtur. Duhet të relaksohemi, të argëtohemi dhe të bëjmë më të mirën tonë. Askush nuk mund të sigurojë që do të gjendemi përsëri në këtë situatë në të ardhmen”, tha Guardiola para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura