Graciano Tagani i zbuloi moderatores SMS-të që Romeo Veshaj i dërgoi për t’u lidhur! Pas sherrit me balerinin, Erjola Doçi prish miqësinë me Argjira Spancën

Jun 8, 2024 | 14:26
SHPËRNDAJE

Erjola dhe Argjira prej disa kohësh kanë qenë pjesë e “E Diell”, duke treguar edhe një miqësi mes njëra-tjetrës. Dy vajzat kanë bashkëpunuar në disa formate që janë realizuar. Por konflikti i Gracianos me Erjolën në shtëpinë e “Big Brother”, duket se ka ndikuar edhe në raportin që dy vajzat kanë pasur.

erjola doci argjira spancxa

Argjira ka qenë e ftuar në emisionin “Cherry on Top” ku dhe ka folur lidhur me jetën e saj profesionale dhe private madje ka ndarë më tepër detaje lidhur me programet që do të drejtojë. Një ndër ta është edhe “She’s On Top”, për të cilën Bora e pyeti nëse Erjola do të jetë në juri, por për këtë nuk u dha një përgjigje konkrete prej Argjirës, ku kjo e fundit u shpreh se ende po diskutohej.

“Ide e lezetshme, nuk është se nuk e kemi menduar, por ende nuk e kemi vendosur. Nuk jemi në një fazë vendimtare. Këto vendime i marrim me Manushin, por ende po shohim. E kemi menduar Erjolën, por normalisht ajo ka edhe disa angazhime të tjera. Hë moj Bora (qesh). Nuk ka lidhje marrëdhënia e Gracianos me të, unë Erjolën e respektoj, e kam kolege”, u shpreh Argjira.

Ndonëse u mundua që mos të pasqyrojë tension, mikesha pranë dy vajzave, flasin për një ngrirje të raporteve mes tyre, duke zgjedhur që mos të komunikojnë më me njëra-tjetrën. Moderatorja Erjola Doçi në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP Albania 3”.

E ftuar në “Mos i bjer me top”, ish-banorja është pyetur rreth disa situatave të ndodhura në shtëpi, debateve që ajo ka pasur dhe raportet me bashkëjetuesit e tjerë në atë shtëpi. Erjola u pyet për debatin e ashpër me Graciano Taganin, pasi ky i fundit u shpreh gjatë qëndrimi në “BBV” se mes Erjolës dhe Romeo Veshajt ka pasur një flirt jashtë shtëpisë vip, ku ka sipas balerinit, Romeo ka ngacmuar Erjolën.

“Ishte një ndër situatat më të hidhura”, kjo ishte fraza, e cila u theksua gjatë bisedës nga Erjola që normalisht se po fliste për Gracianon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura