“Gra të lumtura, fëmijë të shëndetshëm”, Meta: Do t’i fokusojmë politikat tona në mbështetje të vajzave dhe nënave të reja, për një shoqëri më humane

Mar 19, 2023 | 17:31
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se është e rëndësishme që politikat shtetërore të jenë në mbështetje të grave dhe nënave të reja.

hgfjkghk

Komentet Meta i bëri përmes një postimi në Facebook, ku ndau edhe një video nga fjala e tij në një takim, teksa shprehet se mbështetja e grave është thelbesore për një shoqëri të zhvilluar.

Sipas Metës, nëse do të ketë gra dhe vajza të lumtura, do të ketë një shoqëri më humane.

“Ndaj është shumë e rëndësishme të vendosim të gjitha politikat tona shtetërore, vendore, aq më tepër që kemi dhe zgjedhjet vendore më 14 Maj, por edhe të gjithë shoqërisë sonë, në mbështetje të grave, në mbështetje të nënave e sidomos të nënave të reja. Sepse gra të lumtura, nëna të lumtura rrisin fëmijë të lumtur, të shëndetshëm dhe njëkohësisht kemi familje të lumtura, kemi një shoqëri shumë më njerëzore, shumë më humane, ashtu siç dëshirojmë të gjithë”, shprehet Meta gjatë fjalës së tij.

Reagimi i Metës:

Ne jemi të vendosur që t’i fokusojmë politikat tona në mbështetje të grave dhe sidomos të nënave të reja, sepse ne duam një familje të fortë, një shoqëri të shëndetshme dhe një Shqipëri të zhvilluar dhe me të ardhme të shkëlqyer për të rinjtë e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura