Goditja e grupeve me rrezikshmëri të lartë, Balla për operacionin: Policia do të zbardhë ngjarjet e reja! Presim më shumë

Sep 18, 2023 | 12:17
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përshëndetur operacionet e Policisë në qarkun e Vlorës si dhe në Shkodër. Operacionet në fjalë konsistuan në kapjen e disa individëve të cilët paraqisnin rrezikshmëri të lartë për qytetarët.

Balla=Policia

Në mesazhin e tij, ministri shkruan se besons e Policia “do të mund të zbardhë ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar.”

Ndër të tjera, Balla thekson se pret ende më shumë rezultate.

Sa i përket operacioneve, shërbimet e Policisë Vlorë në bashkëpunim me RENEA-n finalizuan operacionin policor “Obelisk”, ku u vunë në pranga disa shtetas me armë pa leje, në një lokal. Ndërsa në Shkodër gjatë operacionit “Konglomerat” u sekuestrua lëndë plasëse dhe u arrestua poseduesi i tyre, i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Mesazhi i i ministrit të Brendshëm:

”Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër. Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate!”, shkruan ministri në rrjete sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura