Goditi me shkop për vdekje gruan e moshuar, 82-vjeçarit i bie infarkt! Detaje nga krimi në familje, ai e dhunonte prej kohësh të shoqen, pas vdekjes së vajzës së tyre…

Sep 18, 2023 | 11:42
SHPËRNDAJE

I moshuari i cili goditi për vdekje me shkop bashkëshorten e tij 80-vjeçare raportohet se ka përfunduar në spital pasi i ka rënë infarkt.

policia-arrestim

82-vjeçari me iniciale L. P., pas shoqërimit në polici nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas në Tiranë.

Sipas News24, ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa dy vitet e fundit ishte bërë edhe më agresiv, pas vdekjes së vajzës së tyre.

80-vjeçarja me inicialet V. Dh., u gjet e pajetë në banesën e çiftit në fshatin Pëllumbarë nga shërbyesja e tyre rreth orës 06:30 të mëngjesit të së dielës (17 shtator).

Ajo ishte goditur me shkop druri nga bashkëshorti i saj, i cili ishte proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja me inicialet V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve me inicialet L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin me inicialet L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura