“Gjyqi i Deputetëve” cilësohet si një ndër masakrat që kishte për qëllim të zhdukte elitën politike! Muzeu “Shtëpia me gjethe” kujton viktimat e komunizmit

Sep 28, 2023 | 15:13
SHPËRNDAJE

Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni I Nexhat Hyseni dhe Kapiteni II Mustafa Iljazi, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945.

gjyqi deputete.1

Përveç deputetëve të zgjedhur, përballë ekzekutimit dhe dënimeve të rënda me burg shkuan edhe persona të tjerë që iu përfshinë këtij gjyqi tërësisht të trilluar. Burgosja dhe dënimi i deputetëve dhe intelektualëve me orientime demokratike e kombëtare bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme, si pro lindore, me Bashkimin Sovjetik në krye.

Më 10 tetor 1947, në orën 3 pas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, mori në dorëzim të dënuarit me vdekje, deputetët: 1. Shefqet Beja (me varje në litar), 2. Riza Alizoti (me varje në litar),3. Sulo Klosi (me varje në litar), 4. Selaudin Toto (me varje në litar),5. Sheh Ibrahim Karbunara, 6. Paolo Saggioti, 7. Agathokli Xhitoni, 8. Mehmet Prishtina, 9. Abdul Kokoshi, 10. Beqir Çela, 11. Salim Kokalari (me varje në litar), 12. Tefik Deliallisi, 13. Irfan Majuni (me varje në litar), 14. Pertef Karagjozi, 15. Enver Sazani (me varje në litar),16. Hysen Shehu. Me heqje lirie të përjetshme u dënuan: 17. Foto Bala, 18. Ramazan Tabaku, 19. Rram Marku, 20. Gjovalin Vlashi, Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan: 21. Shefki Minarolli, 22. Rustem Sharra, 23. Xhevat Xhafa, Me 15 vjet heqje lirie u dënua: 24. Sulo Konjari.

Cilësohet ndër masakrat e vërteta pas një gjyqi të shpejtë që kishte për qëllim të zhdukte elitën politike dhe kundërshtarët e mundshëm të regjimit. Procesi i njohur si “Gjyqi i Deputetëve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”.

Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni I-Nexhat Hyseni, anëtar dhe Kapiteni II-Mustafa Iljazi, anëtar, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945. Përveç deputetëve të zgjedhur, para ekzekutimit dhe dënimeve të rënda me burg shkuan edhe persona të tjerë që iu përfshinë këtij gjyqi tërësisht të trilluar. Ishte periudha kur Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe po shtrinin maksimalisht diktatin e tyre duke mbjellë terror dhe eliminuar kundërshtarët e mundshëm politikë. Nga të gjykuarit, 15 prej tyre dënohen me vdekje dhe forma e ekzekutimit ishte edhe më makabre kur shkuan në litar dhe para togës së pushkatimit. Burgosja dhe dënimi i deputetëve dhe intelektualëve me orientime demokratike e kombëtare bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme si prolindore me Bashkimin Sovjetik në krye.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura