Gjykata e la në burg/ Bashkëshortja e ish-drejtorit të burgut të Fushë Krujës tërheq akuzën për dhunë në familje. Sa i takon armës…

Dec 5, 2023 | 10:59
SHPËRNDAJE

Vetëm pak minuta pasi Gjykata e Korçës dhe masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës, Durim Toska, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, bashkëshortja e tij ka tërhequr akuzën.

89999 (1)

Sa i përket armës së gjetur në banesë, Toska ka thënë se nuk kishte dijeni.

Avokatët kanë kërkuar masë sigurie më të lehtë për Toskën, duke argumentuar faktin që 52-vjeçari nuk e kishte dhunuar bashkëshorten, por kishin pasur një debat në familje.

Arrestimi dhe shkarkimi nga detyra

Durim Toska u arrestua mbrëmjen e 2 dhjetorit në Pogradec.

Arrestimi i tij u mësua 1 orë pasi ministria e Drejtësisë informoi për shkarkimin e Toskës nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Drejtësisë, Toska është shkarkuar nga ministri i Ulsi Manja, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, për cënimin e kritereve etike e ligjore

Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga z. Durim Toska. Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë”, njofton Ministria e Drejtesise.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion pa leje, vihet në pranga 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura