“Gjykata duhet të kishte vendosur shpejt”/ Aleksandër Çipa për ndarjen në PD: Tendenca për të marrë drejtimin e grupit ka shkaktuar vakume

Feb 2, 2023 | 16:00
SHPËRNDAJE

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa komentoi në Panorama TV ndarjen në PD dhe faktin që gjykata nuk ka marrë asnjë vendim se kujt do t’i kalojë drejtimi i kësaj force politike.

Çipa u shpreh se ndarja në PD është një histori e paprecendentë në këto 32 vite dhe gjykata duhet të kishte vendosur më shpejt dhe të mos intimidohej.

Ndër të tjera Çipa u shpreh skeptik për një vendim nga gjykata para 14 majit.

Çipa: Dilema nuk është e karakterit moral por një çështje për përcaktueshmërinë juridike jo më kot Celibashi tha që do të respektojë verdiktin e gjyqësorit. Është një dilemë që se ka përcaktuar as vetë klasa politike që tani përjeton konfliktin familjar. Është histori e paprecendentë në këto 32 vite.

Pyetje: Çfarë mendoni se e mban peng gjykatën?

Çipa: Është më komplekse sepse brenda në PD ka dy qasje njëra që pretendon ndryshimet në lidership dhe tjera që lidhet me pretendim të udhëheqësit historik që përfaqësohet nga Berisha. Në këtë pikpamje shohim tendencën për të marrë në zotërim drejtimin e grupit që është e dështuar sepse ka shkaktuar vakume.

Pyetje: Është ky ngërçi i gjykatës?

Çipa: Procedurat dhe dy Kuvendet e PD, aty qëndron se secila ka zhvilluar Kuvendin e vet kombëtar dhe kjo amulli po e mban në vakum defaktorizues krejt strukturën e PD. Procesi është krizë juridike dhe gjykata duhet të kishte vendosur më shpejt të mos binte pre e intimidimit. Jam skeptik për zgjedhjet e 14 majit nëse gjykata do të shprehet. Është mundësia e rikthimit të 6 marsit që Rithemelimi të përfaqësohet nga një logoi e partive aleate ose një parti tjetër dhe përfaqësimi të bëhet përmes Alibeajt, por kjo krijon fraktura të madhe me elektoratin shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura