Gjithçka është gati, mbrojtësi lë Ballkanin e Ilir Dajës dhe Champions për Dinamon

Jun 8, 2023 | 18:01
SHPËRNDAJE

Dinamo po bëhet gati për një lëvizje të rëndësishme në merkato, duke përforcuar prapavijën e saj. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, pjesë e bluve shumë shpejt do të bëhet edhe mbrojtësi me shumë eksperiencë Rustem Hoxha.

rustem hoxha

Futbollisti i cili ka një karrierë të gjatë në klube të rëndësishme në futbollin shqiptar dhe së fundmi ka qenë pjesë e Ballkanit në Kosovë, do të bashkohet me blutë duke u vënë në dispozicion të trajnerit Dritan Mehmeti. Hoxha është ënde nën kontratë me Ballkanin i cili nis së shpejti përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Por gazeta ka mësuar se ai ka udhëtuar drejt Kosovës për të mbyllur edhe procedurat burokratike për ndarjen konsensuale mes palëve. Kështu do të jetë i lirë për t’iu bashkuar Dinamos dhe për të qenë pjesë e rëndësishme e planit të saj për edicionin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura