Gjenocidi në Srebrenicë do të përkujtohet çdo 11 korrik, ministri Hasani: Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti rezolutën e miratuar në OKB

May 23, 2024 | 20:04
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me 84 vota pro, rezolutën në përkujtim të gjenocidit në Srebrenicë.

ministri igli hasani

Ai theksoi se Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

Reagimi i plotë:

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.

Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen.

Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura